TAGS-AT E JAVËS

Sport25 Prill 2026, 16:44

“Lejoje Artetën të fitojë titullin në Premier Ligë”, tifozi i Arsenalit shpërthen kundër Guardiolës: Më ke shkatërruar jetën (Video)

Shkruar nga Pamfleti

“Lejoje Artetën të fitojë titullin në Premier

Mançester Siti do të përballet nesër me Sauthemptonin në orën 18:15, në kuadër të gjysmëfinales së Kupës FA, ndeshje që zhvillohet në stadiumin “Wembley”.

Para fillimit të takimit, trajneri i “Qytetarëve”, Pep Guardiola, është përballur me një episod të pazakontë në hyrje të stadiumit. Një tifoz i Arsenalit i është drejtuar drejtpërdrejt spanjollit, duke i kërkuar që të lejojë skuadrën londineze të fitojë titullin e Premier Ligës.

Në një video që po qarkullon gjerësisht në rrjetet sociale, tifozi dëgjohet të thotë: “Pep, lejoje Artetën të fitojë kampionatin, ti ke fituar mjaftueshëm. Lejoje Artetën të fitojë diçka. Të urrej, më ke shkatëruar jetën”.

Ndërkohë, gara për titullin në Angli mbetet e hapur. Kur kanë mbetur edhe pesë ndeshje nga përfundimi i sezonit, Mançester Siti dhe Arsenali ndajnë kryesimin me nga 70 pikë secili, duke rritur tensionin në javët e fundit të kampionatit.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by 433 (@433)

tifozi i arsenalit pep guardiola

Lini një Përgjigje