Claudio Marchisio, një legjend e Juventus-it, ka “goditur” disa nga lojtarët aktual të “Zonjës së Vjetër”, mes tyre edhe Edon Zhegrovën.
Në një intervistë për “La Gazzetta dello Sport”, ish-mesfushori ka analizuar situatën aktuale të Juventus-i.
“David, Openda dhe Zhegrova? Ata nuk bindin”, thekson Marchisio.
“David-i hyn në fushë dhe ecën. Je te Juventus-i, në një moment të vështirë: duhet të japësh shumë më tepër”.
“Disa lojtarë nuk e kuptojnë se çfarë do të thotë të veshësh fanellën bardh e zi”, shton 39-vjeçari.
Për shkak të shqetësimeve fizike, Zhegrova nuk ka qenë rregullisht në ekipin e Juventus-it. Edhe minutat e lojës i ka me pikatore.
26-vjeçari është paraqitur në nëntë ndeshje këtë sezon, por në total ka arritur vetëm 100 minuta. Asnjë gol dhe asnjë asist.
Lini një Përgjigje