
Karim Benzema shpreson që të marrë një ftesë nga trajneri i Francës, Dider Deshamp. Ka qenë vetë futbollisti i cili ka konfirmuar gatishmërinë e tij për të luajtur me Francën nëse Deshamp e sheh të arsyeshme ta ftojë për Botërorin 2026.
Benzema ishte larguar nga përfaqësuesja pikërisht para Botërorit të Katarit në vitin 2022, por tani duket se po mendon për një tjetër aventurë me “gjelat’, gjithmonë nëse Deshamp është i gatshëm ta pranojë përsëri në ekip.
“Kush nuk dëshiron që të luajë një Botëror? E gjithë bota dëshiron ta luajë këtë turne. Pastaj edhe unë them, a mund të më ftojnë? Meqë unë jam dikush i cili e do futbollin dhe të konkurrojë, logjikisht, nëse më thua që të shkoj tek ekipi përfaqësues i Francë të luajë një Botëror dhe të them jo, do të isha një gënjeshtar”, tha ai në një intervistë për “L’Equipe” kur u pyet nëse dëshironte të luante në Kupën e Botës.
“Unë jam një lojtar futbolli, ndaj luaj futboll. Kur më thërrasin, shkoj, luaj. Kam objektiva në mendjen time. E dashuroj futbollin dhe dashuroj që të fitoj. Më pëlqejnë trofetë. Kjo është ajo që ka më shumë rëndësi. Tani jam në klubin tim. Nëse më ftojnë në ekipin kombëtar, shkoj për të luajtur. Kaq është e gjitha”, ishin fjalët e Benzema.
Lini një Përgjigje