TAGS-AT E JAVËS

Sport11 Dhjetor 2025, 20:53

Shkëndija “ndizet” në Shkup dhe siguron top 24, Drita shtyn festën e kualifikimit për ndeshjen e fundit në Ligën e Konferencës

Shkruar nga Pamfleti

Shkëndija “ndizet” në Shkup dhe siguron top 24, Drita

Fitore e madhe nga Shkëndija e Tetovës që sonte ka mundur me rezultatin 2-0 në stadiumin e Shkupit skuadrën sllovake të Slovan Bratislavës, duke shkuar kështu në kuotën e 7 pikëve dhe brenda top 24 të fazës së ligës së Ligës së Konferencës kur ka mbetur edhe një ndeshje nga përfundimi i grumbullimit të pikëve që do të përcaktojë kështu renditjen e përgjithshme për top 8 që futen direkt dhe më pas 16 vendet e tjera që do të shkojnë në përballje mes tyre në “play off”.

Për kuqezinjtë e Tetovës ishte një sukses i merituar ky, teksa në pjesën e parë ishte një autogol i miqve në goditja e këndit që i dha avantazhin me Latifin që ishte ai që futi në kaos te shtylla e parë mbrojtjen sllovake. Më pas, në fund të pjesës së parë, ishte një kundërsulm për manual dhe i rrufeshëm nga Uebster që solli kështu golin e dytë të Spahiut, i cili mori pasimin e artë nga shoku i tij dhe shtyu topin në rrjetë.

Shkëndija pjesën e dytë menaxhoi mjaft mirë edhe pse shpërdoroi të paktën dy raste të pastra për gol për të thelluar këtë fitore dhe për të rritur golaverazhin. Madje, ishte edhe një shtyllë e pafat për të trefishuar shifrat.

Ndeshja e fundit do të jetë ndaj AEK Larnaca në Qipro.

Drita nuk ia ka dalë të mbyllë diskutimet për kualifikimin në turin tjetër të Ligës së Konferencës, pasi është mundur në shtëpi përballë AZ Alkmar me shifrat 3-0.

Miqtë dominuan plotësisht përballë kampionëve të Kosovës, në lojë dhe me gola, duke diktuar ritmin nga starti e deri në fundin e duelit.

Gjithsesi, humbja 3-0 nuk zbeh shanset e Dritës, e cila është në një pozicion shumë të favorshëm për të vazhduar më tej në turne. Vetëm mbetet të shihet pozicioni i saj, pasi ka ende mundësi reale edhe për të shkuar në tetëshen e parë.

drita shkëndija e tetovës liga e konferencës

Lini një Përgjigje