TAGS-AT E JAVËS

Sport11 Dhjetor 2025, 21:19

Shkëndija mban gjallë ëndrrën europiane, fitorja sjell bonusin e tretë nga UEFA për maqedonasit me shifra të konsiderueshme

Shkruar nga Pamfleti

Shkëndija mban gjallë ëndrrën europiane, fitorja sjell

Shkëndija ka marrë një fitore të rëndësishme në Ligën e Konferencës, duke mundur Slovan Bratislavën me rezultatin 2-0. Tetovarët treguan siguri dhe efikasitet, duke zgjidhur ndeshjen që në pjesën e parë.

Goli i parë erdhi pas një aksioni të krijuar nga Liridon Latifi, ndërsa autori zyrtar u regjistrua Bajriç me një gol në minutën e 33. Vetëm pak para fundit të pjesës së parë, Sebastjan Spahiu dyfishoi shifrat, duke i dhënë Shkëndijës një avantazh të merituar.

UEFA akordon 400 mijë euro për çdo fitore në këtë fazë. Dhe Shkëndija është hera e dytë që e gëzon këtë shumë, ndërsa edhe 130 mijë euro janë përfituar falë një barazimi.

Me 7 pikë të grumbulluara, Shkëndija vijon të besojë. Kualifikimi më tej është i mundur dhe ndeshja e radhës do të luhet me AEK Larnakën në transfertë.

shkëndija e tetovës liga e konferencës uefa

Lini një Përgjigje