TAGS-AT E JAVËS

Sport11 Dhjetor 2025, 22:13

U rikthye titullar, por la fushën e lojës i dëmtuar; Nedim Bajrami shfaqet me maskë oksigejni (Foto)

Shkruar nga Pamfleti

U rikthye titullar, por la fushën e lojës i dëmtuar; Nedim

Sapo u rikthye titullar me Gllasgou Renxhërs, Nedim Bajrami ishte i pafat. Ylli i Kombëtares shqiptare u dëmtua në ndeshjen e kampionatit skocez, atë përballë Kilmarnok.

Mesfushori me tipare sulmuese, u dëtyrua që të linte fushën në minutën e 21. Ndërkohë që së fundmi, vetë futbollisti shqiptar ka publikuar një foto në rrjetet sociale.

Ai shihet me maskë oksigjeni, duke njoftuar që është në fazë rikuperimi. Ende nuk dihet sa do të zgjasë dëmtimi i tij dhe a do të jenë në gjendje të luajë më për vitin 2025.

U rikthye titullar, por la fushën e lojës i dëmtuar; Nedim

nedim bajrami mesfushori shqiptar gllasgou renxhërs

Lini një Përgjigje