
Ndeshjet e kthimit të turit të parë të kompeticioneve të UEFA-s zhvillohen këtë mesjavë me shumë skuadra shqiptare në garë e me pjesën më të madhe të tyre në pozita të favorshme për të kaluar në turin e dytë në turnetë përkatës.
Megjithatë, ekspertët e statistikave të “Football Meets Data”, kanë bërë që pas ndeshjeve të para projeksionet e tyre për skuadrat të cilat sipas simulimeve kompjuterike, do të arrijnë të sigurojnë fazën në grupe të turneve të ndryshëm. Dhe sipas përllogaritjeve të tyre, një skuadër shqiptare do ia dalë që të shkojë në fazën në grupe të Ligës së Konferencës.

Sipas simulimeve, projeksioni çon ekipin kampion të Kosovës, Dritën, në fazën në grupe të turneut të tretë për nga rëndësia në Europë. Edhe pse Drita aktualisht është në Ligën e Kampioneve dhe me shanse të mëdha të vazhdojë më tej pasi ka mundur Diferdanzh të Luksemburgut në ndeshjen e parë, parashikohet që në përfundim të kualifikuesve, ajo të jetë në Ligën e Konferencës, ku mund të përballet me disa emra shumë të njohur sepse projeksionet çojnë në atë fazë të turneut edhe skuadra si Kristal Palas, Fiorentina, Rajo Vajekano, Mainc, Panathinaikos, Beshiktash apo AEK-u i Athinës.
Sipas projeksioneve, Drita ka 56% mundësi që të shkojë në fazën në grupe të turneut, përqindja e 12 më e lartë që nxjerrin përllogaritjet statistikore.

Lini një Përgjigje