TAGS-AT E JAVËS

Sport14 Korrik 2025, 18:58

Zyrtare/ Mbrojtësi i kombëtares shqiptare largohet nga Benfika, 23-vjeçari transferohet në Zvicër

Shkruar nga Pamfleti

Zyrtare/ Mbrojtësi i kombëtares shqiptare largohet nga Benfika,

Adrian Bajrami do të vazhdojë karrierën e tij në kampionatin zviceran të futbollit, pasi i është bashkuar skuadrës së Luzernës në elitën e futbollit në këtë vend.

Qendërmbrojtësi shqiptar, është huazuar nga radhët e Benfikës, me të cilën kishte luajtur rregullisht në ekipin e dytë të saj në vitet e fundit.

FC Luzern ka kënaqësinë të njoftojë nënshkrimin e Adrian Bajramit. Mbrojtësi 23-vjeçar transferohet në Zvicrën Qendrore në huazim për një sezon nga Benfika e Lisbonës.

Adrian Bajrami luajti për Jang Bojs në karrierën e tij në akademi përpara se t’i bashkohej sistemit të të rinjve të Benfikës në vitin 2018. Pas mbi 100 paraqitjeve për ekipin B të Benfikës dhe ekipin U-23, lojtari me shtetësi të dyfishtë shqiptaro-zvicerane bëri gjashtë paraqitje me ekipin e parë sezonin e kaluar. Bajrami ka luajtur tre herë për ekipin Kombëtar shqiptar. FC Luzern ka mundësinë për ta blerë përfundimisht atë nëpërmjet klauzolës”, shkruhej në njoftimin e klubit zviceran.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by FC Luzern (@fcluzern_offiziell)

Me Adrianin, po fitojmë një mbrojtës qendror të fortë, i cili mund të luajë edhe si mbrojtës i majtë. Ai gjithashtu ka cilësi të lindura lideri që do të ndihmojnë ekipin tonë të ri”, ishin fjalët e drejtorit sportiv Remo Majer për mbrojtësin.

Kujtojmë se për 23-vjeçarin ky është një rikthim në Zvicër, pasi është lojtar i dalë nga akademia e Jang Bojs. Ndërkohë që me Benfiikën, Bajrami ka luajtur nga viti 2019, kur u bë pjesë e ekipit të moshave.

adrian bajrami qendërmbrojtësi shqiptar luzern benfika

Lini një Përgjigje