
Pas finales së Kupës së Botës për Klube mes Çelsit dhe PSG-së, nuk mungoi tensioni dhe përplasjet. Këtë herë, “rrëmbeu” skenën trajneri i ekipit francez, Luis Enrike, i cili u përfshi në një përleshje që mund të çojë në një pezullim të gjatë.
Gjatë sherrit, në të cilin mori pjesë edhe Donaruma, Luis Enrike humbi toruan duke goditur sulmuesin e Çelsit, Zhoao Pedro, me këtë të fundit që u rrëzua në tokë.
Ky veprim nuk kaloi pa u vënë re dhe, sipas ish-gjyqtarit ndërkombëtar Iturralde Gonzalez, FIFA mund të vendosë të ndërhyjë zyrtarisht.
“Mundësia e një sanksioni disiplinor mbetet. Nuk mund ta prekësh fytyrën e një kundërshtari dhe Luis Enrike mund të përballet me një pezullim të gjatë” – tha Iturralbe.
Vendimi do të varet nga raporti që gjyqtari kryesor ka dorëzuar në fund.
Gjoba është e pashmangshme. Po ashtu edhe pezullimi, që me shumë gjasa do të vlejë për Botërorin e ardhshëm. Mundësia më e vogël është që pezullimi të shlyhet në Ligën 1 apo Ligën e Kampioneve.
Lini një Përgjigje