TAGS-AT E JAVËS

Sport14 Korrik 2025, 07:10

PSG sherr pas humbjes së finales, Luis Enrike humbet toruan dhe godet kundërshtarin (Video)

Shkruar nga Pamfleti
PSG sherr pas humbjes së finales, Luis Enrike humbet toruan dhe godet
Luis Enrike humbet toruan dhe godet kundërshtarin

Chelsea triumfoi 3-0 ndaj PSG në finalen e Kupës së Botës për Klube, por fundi nuk ishte ai i duhuri, pasi pati përplasje dhe tension.

Kjo disfatë nuk u kapërdi dot nga portieri italian i PSG-së, Donaruma, i cili u “tradhtua” nga nervat, teksa goditi sulmuesin Zhoao Pedro të Çelsit, duke e shtrirë në tokë.

Në këtë situatë të tensionuar, u përfshinë edhe trajneri Luis Enrike si dhe Hakimi. Pamjet ndërkohë janë duke bërë xhiron e rrjetit.

Ndeshja nisi mirë për Chelsean, pasi pas vetëm 22 minutave lojë Cole Palmer zhbllokoi ndeshjen me asistin e Malo Gustos. Tetë minuta më vonë sërish Palmer u tregua ‘akull i ftohtë’ dhe dërgoi në rrjetë pasimin final të Colwill. Kur pritej që PSG të ‘zgjohej’, ishte Joao Pedro që ‘vulosi’ takimin me golin e tretë të asistuar nga Palmer, që padyshim ishte njeriu i ndeshjes.

Në pjesën e dytë heroi i Chelsea ishte portieri Sanchez që ndali Dembele dhe Vitinha për dy gola të sigurt. Në fund PSG mbeti me një lojtar më pak, kjo pas daljes me karton të kuq të Joao Neves. Nuk munguan as tensionet mes futbollistëve në fushë, por gjithçka u shua dhe Chelsea festoi suksesin.

Kështu, futbolli mbyll një sezon të gjatë dhe skuadrat do marrin disa javë pushim para se të nisin përgatitjet për edicionin e ri që fillon në gusht.

 

Lini një Përgjigje