
Në ndeshjen e saj të parë në këtë Kampionat Europian, Italia gjen Shqipërinë si kundërshtar në Dortmund. Ndërkohë që ish-trajneri i kuqezinjve, italiani De Biasi i ka bërë një analizë skuadrës shqiptare, për “Gazzetta dello Sport”.
De Biasi zbuloi për italianët dy pikat më të forta të Shqipërisë, të cilat sipas ij janë, mesfusha dhe tifozëria e cila do të jetë e shumtë në Dortmund.
“Shqipëria mundi Azerbajxhanin 3-1, por ndeshja ishte mjaft e luftuar. Shqipëria më pëlqeu shumë për mënyrën se si dilte nga mbrojtja me rrjetë pasimesh. Pika e fortë e Shqipërisë- Në mesfushë lojtarë si Asllani dhe Ramadani dinë mirë se si ndalohen aksionet, por edhe si t’i nisin ato. Ndërsa në sulm gjendet Broja, i cili kapitalizon ç’do shans që i paraqitet. Në krah të sulmit Seferi dhe Asani janë një garanci me fantazinë që kanë. I bëj thirrje Italisë së duhet të ketë kujdes edhe tifozët, të shtunën në Dortmund do të jenë të shumtë në numër.
Me aq sa e kemi parë Silvinjo nuk është një trajner, i cili qëndron pasiv. Skuadrat e tij luajnë hapur, por nuk duhet të harrojmë se ka qenë asistent i një strategu siç është Roberto Mançini”, përfundoi De Biazi për “Gazzetta dello Sport”.
Lini një Përgjigje