TAGS-AT E JAVËS

Sport 9 Qershor 2024, 19:45

Evertoni i prish “ëndrrën” Milanit, futet në garë për Brojën

Shkruar nga Pamfleti

Evertoni i prish “ëndrrën” Milanit, futet në

Teksa vëmendja është përqendruar te Europiani, e ardhmja e Armando Brojës mbetet ende në pikëpyetje.

Dje doli në skenë Milani, ku flitet se ekipi italian ka shfaqur interes për shqiptarin.  Por sipas mediave të huaja, një ofertë e fundit ka shkuar në zyrat e Chelseat nga Evertoni prej 35 milionë eurosh.

Klubi nga Liverpuli ka parakaluar kështu Milanin, me këtë të fundit që ishte në bisedime me “Blutë” e Londrës për një huazim të mundshëm, me të drejtën e blerjes sezonin e ardhshëm.

Tashmë pritet vendimi nga ana e Chelseat që do të bisedojë me Brojën gjatë Europianit të Gjermanisë.

Lini një Përgjigje