TAGS-AT E JAVËS

Sport24 Mars 2025, 22:51

Kualifikueset e Botërorit/ Anglia nuk e llogarit Letoninë; Polonia, Rumania dhe Bosnia bëjnë detyrën

Shkruar nga Pamfleti

Kualifikueset e Botërorit/ Anglia nuk e llogarit Letoninë; Polonia,

Kanë përfunduar ndeshjet e sotme kualifikuese për Kupën e Botës 2026. Anglia fitoi në “Wembley” 3-0 ndaj Letonisë. Serinë e golave e hapi Ris Xhejms me një goditje të shkëlqyer dënimi në minutën e 38. Në pjesën e dytë, anglezët shënuan dhe dy herë të tjerë, me të zakonshmin herri Kejn në minutën e 68 dhe Ebereshi Eze në minutën e 76.

Në Grupin H, Bosnja fitoi në shtëpi 2-1 ndaj Qipros. Vendasit kaluan në avantazh të parët me golin e Demiroviç në minutën e 22, miqtë barazuan në fund të pjesës së parë me Pitas. Goli i fitores për boshnjakët erdhi në pjesën e dytë në minutën e 57 nga Hajradinoviç. Në ndeshjen tjetër të këtij grupi, Rumania fitoi në transfertë 1-5 ndaj San Marinos.

Në Grupin G, Polonia fitoi 2-0 në fushën e saj ndaj Maltës, me dy golat e shënuar nga Sviderski. Në ndeshjen tjetër të këtij grupi, të luajtur në orën 18:00, Lituania dhe Finlanda u ndanë në barazim 2-2.

anglia bosnia hercegovina polonia kualifikueseet e botërorit

Lini një Përgjigje