TAGS-AT E JAVËS

Sport24 Mars 2025, 21:31

Përfundon pjesa e parë/ Shqipëria bën detyrën përballë Andorrës, Rei Manaj “rrëmben skenën” me dopietë (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Përfundon pjesa e parë/ Shqipëria bën detyrën

Përfundon pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Andorrë, e cila po luhet në “Arenën Kombëtare”. Kuqezinjtë kanë dominuar takimin dhe kanë mposhtur Andorrën me rezultatin e pastër 2-0.

Skuadra e drejtuar nga Silvinjo zhbllokoi ndeshjen në minutën e 9 me Rei Manajn. Pas një goditje dënimi të ekzekutuar nga Asllani, sulmuesi kuqezi në shtyllën e parë me kokë tundi rrjetën.


Shqipëria ishte e papërmbajtshme në 20 minutat e para, teksa gjetën edhe golin e dytë sërish me Rei Manajn protagonist. Aksion individual i Brojës nga e djathta, pasimi i tij në qendër gjeti goditjen e saktë të Manajt, i cili dërgoi topin në rrjetë.


Kuqezinjtë janë favoritët absolut në këtë ndeshje, teksa diçka të tillë e thotë edhe e shkuara. Statistikat e ndeshjeve direkte mes Shqipërisë dhe Andorrës flasin pikërisht për Kombëtaren tonë.

Në 7 ndeshje të zhvilluara, Shqipëria ka fituar 5 prej tyre. Ndërkohë që Andorra ka fituar një, në vitin 2002 me rezultatin 2-0. Ndërkohë që kanë marrë edhe një barazim në vitin 2019, sfidë që përfundoi 2-2.

Kjo sfidë gjykohet nga arbitri austriak Sebastian Gishamer, teksa në fushë do të ndihmohet nga bashkëkombësit e tij, Roland Ridel, Santino Shreiner dhe Valter Altman, ndërsa në VAR do të jenë Manuel Shutengruber dhe Sara Telek.

Andorra është në të njëjtin vend në renditje si Shqipëria në Grupin K, pas disfatës 0-1 që mori nga Letonia.

 

andorra shqipëria kualifikueset e botërorit

Lini një Përgjigje