
Sfida e dytë kualifikuese e Botërorit 2026 mes Shqipërisë dhe Andorrës nisi me një bojkot nga ana e “Tifozëve Kuqezi”.
Pas këndimit të himnit, ata vendosën të braktisnin tribunën pas porte, duke boshatisur stadiumin në një ndeshje të rëndësishme.
Kjo ishte si një shenjë proteste nga ana e Tifozëve Kuqezi ndaj Federatës, për ndalimin e shitjeve të biletave për tifogrupe.
Aktualisht ndeshja që po luhet mes Shqipërisë dhe Andorrës në “Arenën Kombëtare” është e mbërthyer me rezultatin 2-0 për kuqezinjtë.
Protagonist i këtij takimi është Rei Manaj me dy golat e realizuar në minutën e 9 dhe 20.
Lini një Përgjigje