TAGS-AT E JAVËS

Sport23 Mars 2024, 17:38

Kristjan Asllanit i rritet ndjeshëm vlera e kartonit, mesfushori kuqezi vlen 16 milionë euro

Shkruar nga Pamfleti

Kristjan Asllanit i rritet ndjeshëm vlera e kartonit, mesfushori kuqezi

Në Kombëtare është sot numri 2. Flasim për hierarkinë në bazë të vlerës së kartonit, dhe Kristjan Asllani lihet prapa vetëm nga Armando Broja.

Mesfushori i Interit ka marrë jo vetëm lavdërime, por edhe më shumë minuta muajt e fundit, dhe kjo është reflektuar edhe në vlerën e tij profesionale.

Kartoni i 22-vjeçarit arriti për herë të parë në 16 milionë euro, shifër që agjencia e specializuar “Transfermarkt” ia dha më 14 mars.

Më 20 dhjetor, kartoni i Asllanit shkonte në 14 milionë euro, ndërsa në qershor të vitit të kaluar ishte 12 milionë.

Interi pagoi 10 milionë euro për shërbimet e shqiptarit, kur e mori verën e vitit 2022 nga Empoli, ndërsa vlen të theksohet se rritja ishte meteorike, sepse vetëm në mars të atij viti, kartoni i Kristjanit kushtonte vetëm 3.5 milionë euro.

Kjo do të thotë se në dy vjet, Asllani gati e ka pesëfishuar vlerën e tij profesionale si futbollist.

Ai sot është lojtari i 11 më i vlefshëm i Interit, diçka jo e vogël te skuadra që është në prag të fitimit të titullit të Serinë A dhe që vjet arriti finalen e Champions League.

Po ashtu, ai është lojtari i 74 më i vlefshëm në kampionatin italian, ku luajnë rreth 500 futbollistë, ndërsa është ndër 50 mesfushorët mbrojtës më të mirë në botë, dhe ndër lojtarët e lindur në vitin 2002.

 

kristjan asllani mesfushori shqiptar

Lini një Përgjigje