TAGS-AT E JAVËS

Sport23 Mars 2024, 15:42

Po stërvitej me skuadrën dhe humbet ndjenjat, ndërron jetë në spital futbollisti 24-vjeçar

Shkruar nga Pamfleti

Po stërvitej me skuadrën dhe humbet ndjenjat, ndërron jetë

Një tragjedi ka ndodhur në Bolivi, te skuadra e divizionit të parë, Real Santa Kruz.

Futbollisti 24-vjeçar, Giliermo Denis Beltran humbi jetën pas një arresti kardiak në stërvitje me skuadrën.

Kolumbiani humbi ndjenjat dhe ra në tokë. Pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor, ai nuk ia doli dhe humbi jetën në spital.

Po stërvitej normalisht dhe në një moment u rrëzua në tokë pasi humbi ndjenjat. U përpoqën shumë që ta përmendnin, por humbi jetën në spital”, tha kapiteni i Santa Kruz.

 

gilermo denis beltran real santa kruz

Lini një Përgjigje