
Kombëtarja U-19 e drejtuar nga Bledi Shkëmbi luajti ndeshjen e dytë në harkun kohor të 3 ditëve ndaj bashkëmoshatarëve të Maltës.
Në duelin e datës 20 kuqezinjtë triumfuan me rezultatin 0-1, ndërkohë që mbrëmjen e sotme barazuan me rezultatin 2-2.
Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 0-1 falë golit të shënuar nga sulmuesi Frederik Tosku në minutën e 18. Talenti shqiptar, i cili aktivizohet në radhët e Çezenës U-19 në futbollin italian u dha avantazhin kuqezinjve në pjesën e parë.
Maltezët vendosën baraspeshën në minutën e 75 me anë të Xerrit, por në minutën e 89, ishte sulmuesi i Laçit, Olsi Myrta, ai që gjeti sërish avantazhin për Shqipërinë, por kjo nuk mjaftoi, pasi në minutën e 95, Malta arriti të barazonte me Kamilerit, duke bërë që dueli të mbyllej me shifrat 2-2.
Lini një Përgjigje