TAGS-AT E JAVËS

Sport23 Mars 2024, 15:19

Mbi 130 të vdekur në Moskë nga sulmi terrorist, anulohet miqësorja Rusi-Paraguaj

Shkruar nga Pamfleti

Mbi 130 të vdekur në Moskë nga sulmi terrorist, anulohet

Miqësorja Rusi-Paraguaj e planifikuar të luhej të hënën në Moskë është anuluar për shkak të një sulmi terrorist me mbi 130 të  vdekur në Krasnogorsk, një periferi e Moskës. Lajmi është bërë i ditur nga Federata Ruse e Futbollit.

Për shkak të sulmit terrorist që ndodhi në Krasnogorsk, Federata Ruse e Futbollit dhe Federata e Futbollit të Paraguajit vendosën të anulojnë ndeshjen miqësore ndërmjet ekipeve kombëtare të Rusisë dhe Paraguajit. Palët ranë dakord që ndeshja të mund të zhvillohet në një kohë tjetër. Tifozët që kanë blerë biletat për ndeshjen do të mund të marrin një rimbursim të plotë. Gjithashtu do të publikohen informacione për procedurën e kthimit të biletave të blera”, thuhet në  njoftim.

rusia paraguaji ndeshja miqësore

Lini një Përgjigje