TAGS-AT E JAVËS

Sport23 Mars 2024, 16:25

Vëzhgues të Juventusit në “Ennio Tardini” për miqësoren Shqipëri-Kili, Mario Mitaj magjeps drejtuesit bardhezi

Shkruar nga Pamfleti

Vëzhgues të Juventusit në “Ennio Tardini” për

Shqipëria zhvilloi një miqësore mbrëmë me Kilin ku humbi me rezultatin 0-3.

Por jo çdo gjë shkoi keq për kuqezinjtë, të paktën jo për njërin prej tyre. Bëhet fjalë për mbrojtësin e majtë, Mario Mitaj. Ashtu siç pritej, në “Enio Tardini” të Parmës ka pasur disa vëzhgues të Juventusit.

Sipas “Tuttosport”, Mitaj i ka impresionuar drejtuesit bardhezi me performancën e treguar. Tashmë ai është kthyer në synimin e Juventusit dhe në merkaton e verës mund të ketë një ofertë për futbollistin. Kartoni i tij është i përballueshëm për “Zonjën e Vjetur” dhe me siguri mund të arrihet një marrëveshje mes palëve.

Kjo do të ishte një mundësi shumë e madhe për një ndër yjet e Kombëtares shqiptare.

mario mitaj mbrojtësi kuqezi juventus

Lini një Përgjigje