TAGS-AT E JAVËS

Sport23 Mars 2024, 16:54

Tension mes lojtarëve të Interit, mediat italiane: Nuk kishte miqësi në fushë mes Aleksis Sançez dhe Kristjan Asllanit

Shkruar nga Pamfleti

Tension mes lojtarëve të Interit, mediat italiane: Nuk kishte

Mediat italiane e kanë parë miqësoren e rivalit të tyre në finalet e “EURO 2024”, kombëtares së Shqipërisë, me kujdes të madh. Pak kanë shkruar për të, në fakt, por bën përshtypje se e shohin ndeshjen e humbur 3-0 ndaj Kilit përmes një episodi “zikaltër”, përmes përplasjes që patën dy lojtarët e Interit.

Aleksis Sançez dhe Kristjan Asllani ishin protagonistët gjatë një miomenti të lojës. “Tuttomercatoweb” shkruan: “Aleksis Sançez dhe Kristjan Asllani janë përballur mbrëmë në ndeshjen miqësore të zhvilluar në “Tardini”. Kili mundi Shqipërinë 3-0, por ajo që bëri lajm ishte përplasja mes dy shokëve të skuadrës, tek Interi i Inzagit. Ndërhyrja e rrezikshme nga ish-lojtari i Barcelonës (me taka në kyçin e këmbës së shqiptarit) e trembi aq shumë mesfushorin e ri, i cili u zemërua skajshëm me kundërshtarin e tij.

Sançez u ndëshkua me karton të verdhë dhe mes të dyve pati një debat të nxehtë, i cili më pas u sqarua. Në fund të pjesës së parë ishte Sanchçez, ai që iu afrua Asllanit për t’i kërkuar falje dhe për të ndërruar fanelat e kombëtareve me njëri-tjetrin”.

aleksis sançez kristjan asllani miqësorja shqipëri-kili

Lini një Përgjigje