TAGS-AT E JAVËS

Sport14 Prill 2023, 16:49

Kristjan Asllani titullar ndaj Monzës? Inzagi e shpërfill, por mediat italiane sponsorizojnë mesfushorin shqiptar

Shkruar nga Pamfleti

Kristjan Asllani titullar ndaj Monzës? Inzagi e shpërfill, por mediat

Fitorja në Champions ndez edhe njëherë Interin, por në shtëpinë zikaltër askush nuk feston. Ekipi i Inzagit nuk fiton në Serinë A prej 4 ndeshjeve radhazi, 3 humbje dhe një barazim, një ecuri shumë negative, e cila bëri që Interi të dalë nga zona Champions, pasi për momentin ndodhen në vendin e pestë, një pikë më pak se Milani. Lajmi i mirë është se Çalhanoglu është rikuperuar, po stërvitet me pjesën tjetër të grupit, por Inzagi nuk ka ndërmend ta aktivizojë në sfidën e radhës, atë kundër Monzës.

Sipas “Corriere dello Sport”: trajneri i zikaltërve pritet të freskojë ekipin në këtë ndeshje, duke rikthyer titullarë lojtarë si D’Ambrosio, De Vraj, Asllani, Gosens, Lukaku dhe Korrea. Kjo është e disata herë gjatë këtij sezoni, që në letër Asllani projektohet titullar, të paktën sipas mediave, por në fund trajneri Inzagi gjithnjë ka gjetur zgjidhje alternative.

Pavarësisht se prioritet për momentin ka ndeshja e kthimit kundër Benfikës në Champions, Interit nuk i lejohen më hapa fals në Serinë A, gjithnjë nëse nuk dëshirojnë të lajnë duart me Championsin sezonin e ardhshëm.

kristjan asllani mesfushori shqiptar inter

Lini një Përgjigje