
Përfundojnë ndeshjet e para çerekfinale të Ligës së Europës. Mançester Junajtid është surprizua nga Sevija në 8 minutat e fundit të takimit
Protagonist te "Djajtë e Kuq" ishte Sabitzer. Mesfushori austriak ia doli të realizonte pas vetëm 15 minutash lojë, pas një asisti të Fernandes. 6 minuta më vonë, ishte sërish Sabitzer, i cili dyfishoi shifrat dhe realizoi dopietën personale në këtë ndeshje.
Ekipi i Ten Hag shpërdoroi avantazhin e dyfishtë, duke çuar dëm një rezultat mjaft të mirë. Golat e Navas dhe En Nesiri në fund ndezën shpresat e spanjollëve për përmbysjen në aktin e kthimit.
Juventusi ka mposhtur në Torino minimalisht Sportingun e Lisbonës. Goli i vetëm i kësaj ndeshjeje u realizua në minutën e 73. Pas zhvillimit të një goditje nga këndi, Vlahoviç pa të devijohej topi në vijën fatale, por sfera shkoi te Gati i cili e shtyu në rrjetë.
Pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura. Në minutën e 20, japonezi Morita tentoi nga distanca, por pa mundur të gjente portën. Bardhezinjtë iu faleën portierit Shezni pak më vonë, pasi “gardiani” i tha jo Koates, që iu afrua shumë golit.
Fundi i pjesës së parë shkaktoi panik për të gjithë të pranishmit në “Allianz Stadium” në Torino. Shkak u bë portieri i bardhezinve, Shezni, i cili u detyrua të largohej nga fusha në lot për shkak të dhembjeve që pati në gjoks. Në vend të tij u aktivizua Perin.
8 minuta nga fundi i pjesës së parë, gardiani polak vendosi dorën ne krahahor dhe në zemer, pasi nuk u ndje mirë, duke u ulur më pas në gjunjë, dhe pasi stafi mjekësor hyri në fushë ai u zëvendësua. Portieri polak doli në lot nga fusha, i trembur nga ajo që i ndodhi…
Emotional Szczesny off for Juventus. ???? pic.twitter.com/7PO1llMmhZ
— Adriano Del Monte (@adriandelmonte) April 13, 2023
Lini një Përgjigje