
Tenisti serb, Novak Xhokoviç është tërbuar gjatë një ndeshje me italianin Lorenco Museti. Pasi rivali i tij e mposhti, ai u kthye në karrigen e tij tepër i revoltuar.
Tenisti serb kapi raketën dhe më pas e theu me këmbë. Ky veprim ka bërë xhiron në rrjet dhe disa fansa kanë shpërthyer ndaj 35-vjeçarit.
Një fans shkroi: “Një sjellje e turpshme nga dikush që supozohet të jetë një model për mijëra fansa dhe sportistë të rinj. Rafael Nadal nuk ka thyer kurrë një raketë, ndërsa ky djalë… smh!”
Një tjetër tha: “Shembull i arsyes pse nuk do ta pëlqej kurrë Xhokoviçin, si lojtar apo si person.”
Një i tretë shtoi: “Turp nga një kampion kaq i madh”.
Lini një Përgjigje