TAGS-AT E JAVËS

Sport15 Nëntor 2025, 20:20

Kosova luan shansin për të siguruar vendin mes 2 kryesuesve, Franko Foda “arnon” ekipin në ndeshjen vendimtare

Shkruar nga Pamfleti

Kosova luan shansin për të siguruar vendin mes 2 kryesuesve, Franko

Kosova luan sot një ndeshje shumë të rëndësishme në rrugëtimin e saj drejt Botërorit 2026. “Dardanët” përballen me Slloveninë duke qenë të ndërgjegjshëm që një rezultat pozitiv i siguron matematikisht një vend mes dy ekipeve të para.

Sigurisht, nuk do të jetë e lehtë me ekipin i cili është ndjekësi i parë dhe rival i mundshëm për kualifikimin e mëtejshëm. Por me formën që po kalon skuadra e drejtuar nga Franko Foda, duket se gjithçka është e mundur dhe një rezultat pozitiv sot, mund ta kthente duelin ndaj Zvicrës në finale për kalimin direkt në Botëror.

Tekniku gjerman ka zgjedhur sërish skemën 3-5-2, e cila në prapavijë shndërrohet në 5-3-2, duke kryer disa ndryshime të rëndësishme krahasuar me takimin e kaluar.

Në portë starton Amir Shaipi, që merr vendin e Arijanet Muriçit, i cili mungon për shkak të pezullimit. Mbrojtja përbëhet nga kapiteni Amir Rrahmani, i rikthyer pas dëmtimit, së bashku me Albian Hajdarin dhe Lumbardh Dellovën. Në krahët e formacionit do të operojnë Mërgim Vojvoda në të djathtë dhe Dion Gallapeni në të majtë.

Në qendër të mesfushës luajnë Leon Avdullahu, Elvis Rexhbeçaj dhe Florent Muslija, të cilët do të kenë detyrën të kontrollojnë ritmin dhe qarkullimin e topit. Sulmi nis me Vedat Muriqin dhe Fisnik Asllanin, ndërsa Milot Rashica dhe Edon Zhegrova priten të aktivizohen gjatë pjesës së dytë për të shtuar freski dhe kreativitet.

Nga ana tjetër, Sllovenia zbret në fushë me portierin Jan Oblak dhe titullarë si Elšnik, Šporar dhe Vipotnik, duke e bërë ndeshjen të rëndësishme për të dyja kombëtaret. Takimi do të gjykohet nga francezi Klement Tërpin.

Kosova luan shansin për të siguruar vendin mes 2 kryesuesve, Franko

kosova sllovenia kualifikueset e kupës së botës

Lini një Përgjigje