TAGS-AT E JAVËS

Sport15 Nëntor 2025, 18:02

Shqipëria U-19 komplikon misionin kryesor, goleada shpëton mrekullinë e kuqezinjve të vegjël për kualifikueset e Europianit

Shkruar nga Pamfleti

Shqipëria U-19 komplikon misionin kryesor, goleada shpëton

Kombëtarja shqiptare U-19 ka dështuar në misionin e saj kryesor që ishte përcaktuar nga FSHF. Vetë institucioni i futbollit bëri të qartë në një postim në faqen zyrtare pak ditë më parë se objektivi i ekipit të drejtuar nga Julian Ahmataj ishte të siguronte vendin e parë në grup në ndeshjet që organizoheshin në vendin tonë.

Por pas humbjes 3-0 përballë Ukrainës, ka ardhur edhe një barazim pa gola sot ndaj Sllovakisë në Durrës. Kjo bën që Shqipëria të mbetet në vendin e tretë në grup me një pikë dhe me një golavarazh negativ 0-3.

Ndaj për t’u kualifikuar direkt, duhet të fitojë ndaj Malit të Zi ndeshjen e fundit pas tre ditësh, si dhe të shpresojë që Sllovakia të mundet nga Ukraina. Përndryshe, falë një fitoreje me goleadë, duhet të shpresojë që të renditet si e treta më e mirë e të gjitha grupeve, që të kalojë në fazën e dytë të turneut.

shqipëria u-19 ukraina u-19

Lini një Përgjigje