
Një tifoz anglez tregoi sot për një takim të shkurtër, por të ngrohtë, me sulmuesin e Kombëtares shqiptare, Myrto Uzuni, i cili mban fanelën me numrin 11. Sipas postimit të tij, biseda zgjati rreth dhjetë minuta dhe la përshtypje shumë pozitive.
Uzuni, i cilësuar si “djalë i shkëlqyer”, është shprehur tejet i lumtur për kualifikimin e Shqipërisë në fazën eliminatore të Kupës së Botës, ndërsa nuk mungoi as humori i tij lidhur me mundësinë e një barazimi me Skocinë. Tifozi rrëfen se Uzuni u tregua i entuziazmuar kur dëgjoi historinë e tij:
"Ai kishte ndjekur të gjitha ndeshjet kualifikuese, përfshirë edhe ato kundër Serbisë, për të cilat foli me pasion. Ai ishte shumë i kënaqur që e shkatërruam Serbinë 5-0 jashtë fushe dhe 2-0 në shtëpi, tha tifozi, duke shtuar me humor se i kishte thënë Uzunit se kishte qenë i pranishëm në të dyja ndeshjet.
Megjithatë, në fund të bisedës kishte mbetur edhe një grimë ndjesie e përzier:Më erdhi pak keq për të, megjithëse e dija që do të mposhten nesër në stadiumin e tyre të ri”, tha ai.
Postimi i plotë në Twitter:
“Pata një bisedë të mirë me numrin 11 të Shqipërisë, Myrto Uzuni, për rreth 10 minuta. Djalë i shkëlqyer. Është shumë i lumtur që u kualifikuan për në fazën eliminatore të Kupës së Botës.
Ai ishte shumë i kënaqur që e shkatërruam Serbinë 5-0 jashtë fushe dhe 2-0 në shtëpi. I thashë se isha në të dyja ndeshjet, në fakt në çdo ndeshje kualifikuese për këtë Kupë Bote. Më erdhi pak keq për të, megjithëse e dija që do të mposhten nesër në stadiumin e tyre të ri".
Dikur kemi lënë me gisht në gojë Gjermanët. Kujdes Anglez se si dijet. Mund të ikësh duke qarë.