TAGS-AT E JAVËS

Sport15 Nëntor 2025, 15:39

Lara Colturi feston në mënyrën perfekte 19-vjetorin e lindjes: Frymëzim të ndaj podiumin me Mikaela Shiffrin

Shkruar nga Pamfleti

Lara Colturi feston në mënyrën perfekte 19-vjetorin e lindjes:

Lara Colturi festoi në mënyrën më perfekte 19-vjetorin e lindjes së saj. Skiatorja italiane që garon për ngjyrat kuqezi në Kupën e Botës në ski u rendit në vendin e dytë në garën e Slalomit për vajza në pistën e Levi në Finlandë.

Skiatorja 19-vjeçare ishte thjesht e shkëlqyer edhe në zbritjen e dytë, teksa u rendit e treta pas legjendës Mikaela Shiffrin dhe Paula Moltzan me kohën 53 sekonda e 42 të qindtat, ndërkohë që koha totale në të dy zbritjet ishte 1 minutë 50 sekonda e 58 të qintat.

"Jeni pas një kampione si Mikaela Shiffrin, si ndiheni?

Jam shumë e lumtur, ky është Slalomi i parë i sezonit dhe jemi stërvitur shumë. Të ndaj podiumin me Mikaelën është një gjë e veçantë, ajo është një frymëzim për mua", tha Colturi për RTSH pas garës.

Një kohë kjo, që e vendosi Lara Colturin në vendin e dytë në përfundim të të gjithë garimit dhe më mirë se ajo bëri padyshim Mikaela Shiffrin me një kohë 1 sekondë e 66 të qindtat më të shpejtë se 19-vjeçarja jonë, me amerikanen që shkon në kuotën e 104 fitoreve.

Lara Colturi me këtë vend të dytë në garën e Slalomit mori 80 pikë duke e çuar në 116 pikë totalin pas dy garave të para të Kupës së Botës dhe e sheh veten në vendin e tretë në renditjen e përgjithshme pas Mikaela Shiffrin dhe Paula Moltzan.

Lara Colturi feston në mënyrën perfekte 19-vjetorin e lindjes:

skiatorja shqiptare lara colturi

Lini një Përgjigje