TAGS-AT E JAVËS

Sport15 Nëntor 2025, 10:09

Reali merr goditjen e rëndë, Florentino Perez heq dorë nga posti i presidentit

Shkruar nga Pamfleti
Reali merr goditjen e rëndë, Florentino Perez heq dorë nga posti
Florentino Perez heq dorë nga posti i presidentit të “Los Blancos”

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, pritet të largohet nga posti i tij më herët sesa ishte parashikuar.

Lajmi raportohet nga gazetari Pepe Alvarez, i cili thotë se drejtuesi spanjoll do të tërhiqet vitin e ardhshëm, pavarësisht se mandati i tij zgjat deri në vitin 2028.

Perez, 78 vjeç, drejton Real Madridin që prej vitit 2009, duke qenë figura qendrore në transformimin sportiv dhe ekonomik të klubit gjatë dy dekadave të fundit.

Ndërkohë, skuadra është aktualisht në krye të La Ligës pas 12 javësh, me 31 pikë. E drejtuar nga Xabi Alonso, Real Madrid ka tre pikë avantazh ndaj ndjekëses më të afërt.

Më 23 nëntor, madrilenët do të luajnë në transfertë ndaj Elches, në ndeshjen e radhës të kampionatit spanjoll.

florentino perez heq dorë nga posti i presidentit

Lini një Përgjigje