
Kosova U-21 fitoi me rezultatin 0-4 përballë Qipros U-21. Ky takim ishte i vlefshëm për raundin e katërt në kualifikueset e Europianit U-21, ndërsa “dardanët” aktualisht mbajnë vendin e tretë me 7 pikë.
Trajneri Tovërlani foli pas fitores së djeshme në Qipro. Teknikut të Kosovës duket se nuk i del e keqja me lojtarët, që zgjedhin të largohen për të përfaqësuar Shqipërinë. Rasti i fundit ishte i Diar Vokrrit.
“Ishte një ndeshje e mirë, paraqitje e mirë në veçanti në pjesën e dytë sepse në pjesën e parë edhe pse avancuam patëm probleme në mesfushë. Pjesën e dytë ndërruam edhe sistemin dhe u përshatëm në lojë shumë më mirë.
I përgëzoj futbollistët për angazhimin maksimal dhe disiplinën jashtëzakonisht të treguar. Një kolektiv shumë i fortë dhe shumë i mirë. Nga ky kolektiv ikin vetëm ata që i frikësohen konkurrencës. Kemi krijuar një grup shumë të mirë, po shpresoj që edhe në ndeshjet e radhës të kemi rezultate pozitive si ky”, u shpreh Tovërlani për faqen e FFK-së.
Lini një Përgjigje