Presidenti i Federatës Palestineze të Futbollit, Jibril Rajoub, shkaktoi një moment të fortë tensioni gjatë Kongresit të 76-të të FIFA, duke refuzuar të qëndrojë pranë zëvendëspresidentit të Federatës së Futbollit të Izraelit, Basim Sheikh Suliman.
Ngjarja ndodhi të enjten, kur presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, i ftoi të dy në podium. Pavarësisht përpjekjes së Infantinos për t’i afruar, Rajoub refuzoi të afrohej me Sulimanin, duke e bërë situatën të tensionuar para të pranishmëve.
Sipas zëvendëspresidentes së Federatës Palestineze të Futbollit, Susan Shalabi, reagimi i Rajoub ishte i qartë.
“Nuk mund t’i shtrëngoj dorën dikujt që izraelitët e kanë sjellë për të zbardhur fashizmin dhe gjenocidin e tyre. Ne po vuajmë”, deklaroi ajo për Reuters.
At an official football gathering, Jibril Rajoub refused to shake hands with an Israeli representative, saying he cannot engage while his people are suffering.
— guider_ayoub (@guider_ayoub) May 1, 2026
Susan Shalabi echoed the sentiment, highlighting the pain and realities faced-#Palestine #Humanity #StandForJustice pic.twitter.com/z2uY74BzTx
Nga ana tjetër, Infantino bëri thirrje për bashkëpunim, duke theksuar se dialogu është i domosdoshëm.
“Duhet të punojmë së bashku për t’u dhënë shpresë fëmijëve. Këto janë çështje komplekse”, u shpreh ai.
Pas përfundimit të kongresit, Shalabi kritikoi përpjekjen për pajtim simbolik, duke e cilësuar të papërshtatshme në raport me mesazhin e fjalimit të Rajoub. Sipas saj, insistimi për një shtrëngim duarsh “minon thelbin e problemit” dhe rrezikon të krijojë precedent për shkeljen e të drejtave të federatave anëtare.
Ndërkohë, çështja e klubeve izraelite në vendbanimet e Bregut Perëndimor mbetet një pikë e nxehtë përplasjesh. Federata Palestineze e Futbollit ka apeluar në Gjykatën e Arbitrazhit për Sport kundër vendimit të FIFA-s për të mos ndërmarrë masa ndaj Izraelit.
FIFA, nga ana e saj, ka deklaruar se nuk do të veprojë për momentin, duke argumentuar se statusi ligjor i Bregut Perëndimor mbetet i pazgjidhur sipas së drejtës ndërkombëtare.
Lini një Përgjigje