Sezoni 2025-2026 nuk ka përmbushur pritshmëritë e mbrojtësit të Kombëtares shqiptare, Ardian Ismajli, pas transferimit të tij te Torino. Futbollisti synonte të fitonte një rol të rëndësishëm në formacionin e skuadrës italiane, por dëmtimet e përsëritura kanë ndikuar ndjeshëm në vazhdimësinë e tij.
Megjithëse paraqitjet e tij në fushë janë vlerësuar si pozitive, Ismajli ka zhvilluar vetëm 24 ndeshje në Serinë A deri në këtë fazë të sezonit. Mungesa e vazhdimësisë lidhet kryesisht me problemet fizike që e kanë detyruar të qendrojë shpesh jashtë fushave.
Torino ka konfirmuar se mbrojtësi ka pësuar një tendosje të pjesshme të bicepsit femoral në kofshën e djathtë. Si pasojë, ai do të mungojë në ndeshjen e radhës ndaj Udinezes.
Aktualisht nuk ka një afat të qartë për rikthimin e tij në fushë. Klubi pritet të japë përditësime në vijim mbi kohëzgjatjen e rikuperimit.
Lini një Përgjigje