TAGS-AT E JAVËS

Sport30 Prill 2026, 20:15

De Biazi kritikon mentalitetin në Itali: Të ndryshojnë stil loje, skandali me arbitrat nuk është shenjë e mirë për futbollin

Shkruar nga Pamfleti
De Biazi kritikon mentalitetin në Itali: Të ndryshojnë stil loje,
xhani de biazi

Xhani De Biazi është ndalur në tri çështje kryesore të futbollit europian në një intervistë për “Radio Napoli”: përballjen spektakolare mes PSG-së dhe Bajernit të Mynihut, mentalitetin e skuadrave italiane dhe situatën e debatueshme të arbitrimit në Serinë A.

Vlerësimi për PSG-Bajern

Duke komentuar ndeshjen në “Parc des Princes”, ish-trajneri i Kombëtares shqiptare vlerësoi nivelin e lartë të dy skuadrave, duke theksuar rolin e mentalitetit në kompeticione si Champions League.

Nëse ke një mentalitet krejt ndryshe dhe i investon ato në mënyrën se si luan, madje duke ndërmarrë risqe, ti krijon emocione që ndikojnë në mënyrën se si ne e vlerësojmë futbollin. Parisi dhe Bajerni shohin gjithmonë si të ndërtojnë dhe finalizojnë aksione, duke mos u fokusuar shumë në linjën e mbrojtjes. Me këto cilësi, është krejtësisht normale të shohësh ndeshje të tilla dhe shumë bukur që ndodh. Atë natë pashë diçka që s’e kisha ndeshur kurrë më parë në një kohë të gjatë”, u shpreh De Biazi.

Kritika për mentalitetin italian

I pyetur për mungesën e një stili të tillë në futbollin italian, De Biazi vuri theksin te qasja konservatore ndaj rezultatit.

Është në mentalitetin tonë, disa do preferonin të fitonin 1-0 sesa të pësonin 4. Jam përpjekur ta shmang këtë ‘klishe’. Futbolli ka ndryshuar, s’mund të ngecësh në një filozofi që daton 30 vjet më parë. Problemi në Itali qendron i gjithi te mentaliteti, mjafton rezultati”, deklaroi ai.

Reagimi për skandalin e arbitrimit në Itali

Në fund, 69-vjeçari komentoi edhe situatën e fundit në kampionatin italian, ku janë ngritur akuza për parregullsi në arbitrim.

S’dua të paragjykoj. Shpresoj që gjithçka të zgjidhet shumë shpejt. Duhet të lëmë pas këtë periudhë të errët të cilën askush s’e pëlqen. Nëse do konfirmoheshin këto dinamika, do të bëhej serioze dhe padyshim s’do jepte shenjë të mirë për futbollin”, përfundoi De Biazi.

xhani de biazi ish-trajneri i kombëtares

Lini një Përgjigje