Komisioni i Disiplinës ka marrë vendime të forta pas derbit të kryeqytetit, duke ndëshkuar si Partizanin ashtu edhe Tiranën, me fokus të veçantë te shkeljet e konstatuara në radhët e klubit bardheblu.
Sipas vendimit zyrtar, futbollisti i Tiranës, Rijad Kobiljar, është pezulluar me 6 ndeshje për shkak të fyerjeve të raportuara gjatë takimit. Ndërkohë, drejtori sportiv i klubit, Omer Bunjaku, është dënuar me 4 ndeshje pezullim për hyrje të paautorizuar në fushën e lojës. Këto masa disiplinore konsiderohen të rënda dhe praktikisht mbyllin para kohe sezonin për të dy në aktivitetin me ekipin kryeqytetas.
Në vendimet e tij, Komisioni nuk ka lënë pa ndëshkuar as klubet e tjera. Elbasani është gjobitur për sjellje të përsëritura të tifozëve, të cilët gjatë ndeshjes ndaj Vllaznisë hodhën fishekzjarrë në fushë, duke rrezikuar edhe zyrtarët e ndeshjes, përfshirë anësorin.
Vendimi nr. 42 i Komisionit të Disiplinës dhe Etikës së FSHF datë 30.04.2026
1- KF Tirana, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke përdorur kore dhe banderola fyese, ndezje flakadanësh dhe duke dëmtuar ulëset e stadiumit, në bazë të neneve 17/2/c, 17/2/e dhe 17/2/f të KDE, dënohet me gjobë në masën 200.000 (dyqind mijë) lekë.
KF Tirana, urdhërohet të dëmshpërblejë dëmet e shkaktuara në Stadiumin “Air Albania” sipas akt konstatimit, brenda 15 ditëve.
1- Lojtari i KF Tirana, Rijad Kobiljar, për sjellje josportive dhe cenim të reputacionit të veprimtarisë futbollistike dhe anëtarëve të saj duke përdorur gjuhë fyese pas përfundimit të ndeshjes, në bazë të neneve 13/2 dhe 14/1/f të KDE, dënohet me 6 (gjashtë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë dhe gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë.
Në zbatim të nenit 6/5 të KDE, KF Tirana ka përgjegjësi solidare për mbulimin e detyrimeve monetare të zyrtarëve të klubit.
1- Zyrtari i KF Tirana, Omer Bunjaku, për shkelje të rregullave themelore të sjelljes së mirë, duke hyrë në fushën e lojës në mënyrë të paautorizuar dhe të parregullt, në bazë të nenit 13/2/a të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
2- FK Partizani, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke përdorur kore fyese, ndezje flakadanësh dhe duke dëmtuar ulëset e stadiumit, në bazë të neneve 17/2/c, 17/2/e dhe 17/2/f të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë.
FK Partizani, urdhërohet të dëmshpërblejë dëmet e shkaktuara në Stadiumin “Air Albania” sipas akt konstatimit, brenda 15 ditëve.
1- AF Elbasani, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hedhur sende në fushën e lojës duke rrezikuar sigurisë e zyrtarëve dhe lojtarëve të ekipit kundërshtar në mënyrë të përsëritur, në bazë të neneve 17/2/b, 17/2/h dhe 33 të KDE, dënohet me gjobë në masën 200.000 (dyqind mijë) lekë.
2- Lojtari i KF Butrinti, Pius Nelson Joseph, për sulm ndaj lojtarëve kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/i të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
3-Lojtarja e KF Lushnja Vajza, Aila Limaj, për sulm ndaj lojtareve kundërshtare, në bazë të nenit 14/1/i të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
4- Flamurtari FC U-17, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kampionatit Kategoria e Parë U-17, kundër KF Shkodra U-17, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.
5- Lojtari i Flamurtari FC U-16, Kieron Caushaj, për provokim të spektatorëve, në bazë të nenit 14/1/f të KDE, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
6- Lojtari i KF Vora U-14, Gani Zeneli, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
7- Lojtari i KF Vora U-14, Keljo Zylfo, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
8- AF Kamza U-13, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kampionatit Kategoria e Dytë U-13, Zona Rajonale Tiranë, kundër Kamza Sport C U-13, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.
9- Lojtari i KF Spartaku U-14, Kleandro Daci, për sjellje të dhunshme ndaj lojtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/h të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
10- Lojtari i Fushë Kruja U-14, Ersilio Baku, për sjellje të dhunshme ndaj lojtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/h të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
11- Kamza 07, U-16, për mospërmbushje të detyrimeve dhe përgjegjësive duke shkaktuar braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kategorisë së Dytë U-16, zona Rajonale Tiranë, kunder Dinamo Junior U-16, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.
12- Dinamo 14, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kampionatit Kategoria e Dytë U-14, Zona Rajonale Tiranë, kundër Kamza Sport U-14, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.
13- Pasioni U-13, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kampionatit Kategoria e Dytë U-13, Zona Rajonale Tiranë, kundër Dyrrah City U-15, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.
Kundër vendimit lejohet ankim brenda 3 (tre) ditëve përpara Komisionit të Apelit.
Lini një Përgjigje