Marash Kumbulla realizoi golin e parë për këtë sezon, i dyti në Europa League dhe i katërti në total me fanelën e Romës. Një gol me shumë peshë që bën verdhekuqtë të jenë një hap larg çerekfinaleve.
Ajo që ra në sy, përveç festës së ligjshme të mbrojtësit shqiptar, ishte futja e topit nën fanelë, një gjest që ia dedikon partneres së tij Greta Manzato, e cila është në pritje të ëmbël. Rreth dy muaj më parë çifti njoftoi se prisnin fëmijën e tyre të parë.
Kumbulla dhe partnerja e tij janë në një lidhje prej afro katër vitesh, qëkur mbrojtësi i Kombëtares luante për Veronën. Ajo e ndoqi në aventurën e re në Romë dhe janë shumë të lumtur, teksa tani presin edhe fëmijën e parë.
Edhe vetë Greta postoi në Instagramin e saj fotot e Kumbullës me topin e futur poshtë fanelës, foto që janë bërë virale nga të gjithë tifozët verdhekuq. “Kjo e gjitha për ty e vogla Mati” – shkruan Greta në postimin e saj.
View this post on Instagram
Lini një Përgjigje