
Jusufa Mukoko, i cilësuar si “fëmija mrekulli”, premtimi i madh i futbollit gjerman, dyshohet se ka manipuluar moshën e tij reale. Mediat në Gjermani kanë publikuar një dokument që sipas tyre, Mukoko nuk ka lindur më 20 nëntor 2004, por më 19 korrik 2000 në Kamerun.
Në moshën 16-vjeçare, Mukoko u bë lojtari më i ri në historinë e Bundesligës, ndërsa në moshën 18-vjeçare u bë lojtari më i ri që ka luajtur ndonjëherë me përfaqësuesen gjermane në një Botëror. Të gjitha këto rekorde mund të bëhen nul nëse vërtetohet artikulli i Bunte, medias gjermane që bërë publik këtë lajm.
Ky është një problem shumë i madh në të gjithë botën, mbi të gjitha në Afrikë. Samuel Eto’o, kur ishte president i Federatës së Kamerunit tërhoqi të gjithë ekipin e U-17, pasi pjesa më e madhe e lojtarëve kishin probleme me moshën, nuk kaluan testet. Ky nuk është rasti i parë, pasi më herët edhe lojtarë të rëndësishëm si Taribo Uest, Minala etj kanë rezultuar me ulje të moshës.
Lini një Përgjigje