
Sezoni ka përfunduar për Nejmarin. Sulmuesi brazilian i PSG-së vendosi t’i nënshtrohej një operacioni për të rregulluar problemin me kyçin e këmbës, një dëmtim që e pësoi më 19 shkurt kundër Lilës. Operacioni është kryer mëngjesin e sotëm në kryeqytetin e Katarit, Doha.
Një tjetër goditje për parizienët që kanë shpenzuar shuma të jashtëzakonshme për të arritur suksesin europian. Në kampionat është thjeshtë një shëtitje dhe dështimi në Champions mund të bëjë që yjet si Mesi e Mbape të largohen në verë. Ndërkohë, Nejmari është thuajse i larguar, pasi prej kohësh përflitet nëj ndarje e tij nga Parisi.
Lini një Përgjigje