
Kapiteni i Kombëtares kuqezi, Berat Gjimshiti ka dalë në konferencën për shtyp në prag të duelit të nesërm ndaj Moldavisë, e vlefshme për kualifikueset “EURO 2024”.
Për kapitenin, ndeshja është e vështirë dhe kërkohen vetëm paraqitje e mirë për të mbyllur llogaritë që në ndeshjen e së premtes, që është e parafundit në grupin E.
Pikë kulminante, të kujton Armeninë? Ka kujtime, sidomos kur je në avion dhe ke në dorë kualifikimin. Të kujtohen ato momente të bukura dhe ka qenë një ndjenjë e mirë. Ka lojtarë që nuk e kanë përjetuar atë që kemi ndjerë ne, por janë këtu dhe do bëjmë më të mirën në fushë.
Seriozitet i shtuar në këtë ndeshje? Ne në ekip jemi të njëjtë, por presioni transmetohet në fushë dhe ne e kthejmë në anën pozitive, kjo na ndihmon. Nuk na shqetëson. Ne me eksperiencë dhe trajneri bëjmë punën tonë dhe ndihmojmë lojtarët më të rinj. Na mungon shumë pak për të bërë ëndrrën realitet.
Jemi të vetmit që i kemi mundur? Ka për të qenë ndeshje e vështirë, siç janë të tjerat. Deri në minutën e 60, kur realizoi Asani supergolin nuk kishim shumë mundësi. Të shkojmë të gjithë në të njëjtin drejtim.
28-vite më parë merrnim fitoren e parë jashtë fushë në Moldavi - Nuk do futemi në fushë për barazim, edhe pse ata janë le të themi "më të dobët". Ne kemi në mendje vetëm fitoren sepse kemi mentalitetin për mos e nënvlerësuar kundërshtarin", tha Gjimshiti.
Në grupin E kualifikues, Shqipëria është në vendin e parë me 13 pikë, e ndjekur nga Çekia me 11, Polonia me 10, Moldavia me 9 dhe Ishujt Faroe me vetëm një pikë.
Lini një Përgjigje