
Sulmuesi nga Lituania i Egnatias, Gytis Paulauskas, ka bërë një mesazh të ndjerë për Rafael Duamenën.
Në faqen zyrtare të klubit të Rrogozhinës, teksa ganezi kujtohej përmes një videoje të publikuar me momentet më të mira të tij te Egnatia, 24-vjeçari shkruante fjalë të mëdha për ish-kolegun e sulmit, i cili u nda nga jeta në mënyrë tragjike, teksa humbi ndjenjat në fushë, kur po zhvillohej ndeshja ndaj Partizanit më 11 nëntor.
“Ai ishte magjistar në fushë, por ajo që bëri jashtë fushës është më e rëndësishme. Ai na ndryshoi, na mësoi për respektin, për dashurinë dhe për të besuar te njëri-tjetri. Ai na tregoi sesi njerëzit duhet të gëzojnë dhe buzëqeshinnë çdo sekondë të kësaj jete. Ajo që ai bëridhe ajo që na mësoi do të mbetet me ne çdoditë.
Ai është i përjetshëm në kujtimet tona”, shkruante ndër të tjera Paulauskas për Duamenën, me të cilin formonte një dyshe të frikshme në sulmin e Egnatias.
Deri më tani, përveçkryegolashënuesit të ndjerë, Duamena, me 9gola në 12 javë kampionat, Paulauskas ka arritur të shënojë tri herë. Po këtë shifër golashkanë edhe Arbin Zejnullai, Vusal Isgandarli.
Lini një Përgjigje