Reali i Madridit ka pësuar disfatë 4-2 ndaj Xhironës në “Estadio Municipal de Montilivi”. Ekipi i Ançelotit ishte tërësisht i pamotivuar në fushë, duke parë që Barcelona kryesuese është +11 pikë.
Një aksion fantastik i vendasve modest finalizohet me gol nga Kastelanos, pas një goditje të saktë me kokë në minutën e 12. Në gjysmën e fraksionit, sulmuesi argjentinas realizoi golin e dytë personal. 24-vjeçari kontrolloi në mënyrë perfekte topin dhe me një të djathtë të bukur mposht përsëri portierin Lunin.
Pak më vonë, i zakonshmi Vinisius ngushtoi shifrat, braziliani i harruar në zonë dhe nga fare pranë “tundi rrjetën”. Dukej se ishte mbrëmja e Kastelanos, pasi brenda çerek ore nga fillimi i pjesë së dytë përshëndeti edhe dy herë të tjera portën e madrilenëve. Goli i Lukas në fund shërbeu vetëm për statistikë.
Lini një Përgjigje