TAGS-AT E JAVËS

Sport25 Prill 2023, 19:28

Finalja e Champions League mund të luhet në SHBA, ideja amerikane tërheq UEFA-n

Shkruar nga Pamfleti

Finalja e Champions League mund të luhet në SHBA, ideja amerikane

Finalja e Champions League në vitin 2026 mund të luhet në SHBA”. Këto ishin fjalët e Presidentit të UEFA-s, Aleksandër Ceferin të thëna së fundmi.

“Finalja e Champions League në SHBA është e mundur. Filluam të flasim për të, por më pas ishte Kupa e Botës, në vitin 2024 luhet Kampionati Evropian. Këtë vit finalja do të jetë në Stamboll, në 2024 në Londër, në 2025 në Mynih. Pastaj do të shohim, është e mundur” – tha ai.

Zhivllimi  i finales së Champions League në Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të ishte një ide shumë interesante, diçka që populli amerikan pret prej vitesh.

Në këtë vend ky kompeticion nuk është luajtur asnjëherë. Mundësia për t’u transferuar përtej oqeanit shihet me sy të mirë nga UEFA, që do të përhapë tregun e saj.

 

champions league aleksander ceferin presidenti i uefa

Lini një Përgjigje