TAGS-AT E JAVËS

Sport17 Qershor 2024, 07:42

Juristi godet trajnerin e kombëtares: Gafa e pafalshme e Sylvinhos

Shkruar nga Pamfleti
Juristi godet trajnerin e kombëtares: Gafa e pafalshme e Sylvinhos
Sylvinho

Juristi Skerdjan Dhuli ishte këtë të diel i ftuar në “Review” ku tha se trajneri i kombëtares ka bërë gafë duke mos futur në fushë futbollistë si Gjasula dhe Çikalleshi të cilët sakrifikohen për ekipin.

Ai tha se Broja nuk e ka këtë veçori, ai di të bëjë gola, por jo përballë një skuadre si Italia që ka një mbrojtje thuajse perfektë.

“Pra ti nuk shikon asnjë mesfushor. Këtu është gabim trashanik i Silvinjos. Ka Qazim Laçin që në fushë është lojtar shumë i fortë, ka Klaus Gjasulën që fizikisht është shumë i fortë. Luan me kampionatin gjerman, ka shumë eksperiencë.

Ka gjithashtu Abrashin i cili e njeh dhe për mua duhet të ishte Çikalleshi dhe ndoshta edhe Uzuni, pavarësisht se në Kombëtare ka qenë jo në gjendjen e Uzunit të ekipit. Çikalleshi ka veçorinë që sakrifikohet për ekipin, gjë që Broja nuk e ka”,-tha Dhuli.

 

sylvinho

Lini një Përgjigje