TAGS-AT E JAVËS

Sport16 Qershor 2024, 21:45

Nuk ka dublues të mirëfilltë, ylli i kombëtares dëmtohet para ndeshjes me Kroacinë dhe shqetëson Silvinjon

Shkruar nga Pamfleti

Nuk ka dublues të mirëfilltë, ylli i kombëtares

Jasir Asani është dëmtuar në ndeshjen me Italinë. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare u godit nga Dimarko gjatë golit të dytë, ndërsa vendosi të vazhdonte lojën.

Tashmë mbetet për t’u parë shkalla e dëmtimit. Kujtojmë se sfida e radhës është kundër Kroacisë më 19 qershor në Hamburg në orën 15:00.

Asani mbulon pozicionin e vetëm ku Silvinjo nuk ka dublues të mirëfilltë. Shqipëria e humbi ndeshjen e parë me Italinë 2-1 në Europian dhe shpresat janë varur te Kroacia.

Sfida nddaj kroatëve do të jetë e dyta për kuqezinjtë në Europian. Djemtë e drejtuar nga Sivinjo e mbyllin fazën e grupeve me Spanjën, më 24 qershor.

jasir asani sulmuesi i kombëtares

Lini një Përgjigje