TAGS-AT E JAVËS

Sport16 Qershor 2024, 22:12

“Na kishe munguar, sidomos kur ule kokën”, në Napoli tallen me Hysajn pas performancës së dobët ndaj Italisë

Shkruar nga Pamfleti

“Na kishe munguar, sidomos kur ule kokën”, në Napoli

Elseid Hysaj është në qendër të kritikave, pas ndeshjes së djeshme që Kombëtarja humbi 2 1 përballë Italisë. Mbrojtësi kryqëzohet si fajtori kryesor i humbjes, ndërsa episodi për të cilin fajësohet është konkretisht goli i fitores së “Axurrëve”.

Në minutën e 16, Hysaj i hapi rrugë topit të gjuajtur nga Barela që më pas përfundoi në rrjetë. Për performancën e tij kanë shkruar dhe në Itali. Më saktë “Il Napolista” i ka kushtuar një shkrim tallës.

Mbështetësit e klubit ku Hysaj ka luajtur për plot 6 vite, thonë me nota ironie se i ka munguar. “Na ke munguar Hysaj, është art që ti i shmangesh topit të Barelës i cili më pas përfundon në rrjetë”, shkruhet në titull.

Kujtojmë se Hysaj la Napolin për Lacion në vitin 2021. Prej atëherë është pjesë e bardhekaltërve, ku ka kontratë dhe për 1 vit.

elseid hysaj mbrojtësi i kombëtares shqiptare

Lini një Përgjigje