TAGS-AT E JAVËS

Sport16 Qershor 2024, 22:54

Anglia ecën në rrugën e pretendentëve, “3 Luanët” tregohen cinikë ndaj Serbisë, Belingam heroi i ekipit të Sauthgejt (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Anglia ecën në rrugën e pretendentëve, “3

Vijon dominimi i ekipeve pretendente në “EURO 2024”. Pas Gjermanisë, Italisë dhe Spanjës, radha është e Anglisë. Kombëtarja e “3 Luanëve” ka triumfuar me rezultatin minimal 0-1 përballë Serbisë.

Ekipi i drejtuar nga Garet Sauthgejt realizoi golin e vetëm të këtij takimi në minutën e 13. Ishte Bukajo Saka ai i cili depërtoi nga krahu i djathtë dhe më pas krosoi në zonë, aty ku gjeti Xhud Belingam, i cili lehtësisht e dërgoi topin në rrjetë pas gjuajtjes me kokë.


Rastet nuk munguan dhe në minutat në vazhdim për të dyja ekipet, por rezultati mbeti i pandryshuar. Në minutën e 43 të takimit, Serbia bëri një zëvendësim të detyruar, pasi Filip Kostiç nuk ia doli dot të vazhdonte pas dëmtimit të marrë dhe i la vendin Filip Mladenoviç.

Në minutën e 59, një top nga e majta në qendër për Mitroviç, solli ndërhyrjen e Tripier ndaj sulmuesit serb të cilët kërkuan penallti, por gjyqtari priti VAR-in dhe pastaj sinjalizoi që loja të vazhdonte.

Në mminutën e 77, një harkim nga e djathta gjeti Herri Kejn në zonë me sulmuesin i cili me kokë gjuajti por gjeti përgjigjen e Rajkoviç, i cili devijoi topin duke e çuar në traversë duke i mohuar golin e qetësisë Anglisë.

Ndeshjen e ardhshme, Anglia do ta luajë me Danimarkën në orën 18:00, ndërsa Serbia do të përballet me Slloveninë në orën 15:00.

Të dyja këto takime do të luhen më datë 20 qershor.

anglia serbia "euro 2024"

Lini një Përgjigje