
Mançester Junajtid fiton FA Cup, teksa ka mposhtur me rezultatin 1-2 rivalët e përjetshëm të Mançester Sitit, në ndeshjen e luajtur në “Uembli”. Për “Djajtë e Kuq” të drejtuar nga Erik Ten Hag ky është trofeu i 13 në histori, një më pak se Arsenali që kryeson listën.
“Kërcënimi” i parë serioz erdhi në minutën e nëntë. Pas disa pasimesh para zonës, Garnaço provoi me të djathtën por gjeti përgjigjen e portierit Ortega. Pas gjysmë ore lojë, një qëndrim amatoresk i mbrojtjes së “Qytetaravë” i kushtoi shumë skuadrës së Guardiolës, Garnaço nuk fali, duke ndëshkuar kundërshtarët dhe dërguar në festë tifozët në shkallët e stadiumit.
Në minutën e 39, Junajtid dyfishoi shifrat falë super-Maino. Me rezultatin 0-2 u mbyll pjesa e parë, ndërsa në fraksionin e dytë, Siti e nisi me ndryshime. Kampionët e Anglisë u vendosën në kërkim të golit që rihapi llogaritë, por e patën mjaft të vështirë të konkretizonin. Në minutën e 64, një top perfekt i shërbyer për Alvarez nuk u shfytëzua nga argjentinasi, i cili dërgoi topin jashtë.
Doku ngushtoi shifrat në minutën e 86, por pa mundur të ndryshonte fatin këtij takimi, pasi Junajtid ruajti me fanatizëm rezultatin deri në fund.
Mançester Junajtid arrin të ngrejë lart kupën e siguron kështu një vend në Ligën e Europës për sezonin e ardhshëm.
Vlen të theksojmë se “Djajtë e Kuq” nuk kanë arritur të fitojnë trofeun në katër nga pesë paraqitjet e tyre të fundit, me përjashtim të vitit 2016 kundër Kristal Palas nën drejtimin e Luis van Gaal.
Lini një Përgjigje