TAGS-AT E JAVËS

Sport24 Maj 2024, 21:09

Skënderbeu e mbyll me fitore “play-off”-in, por Europën e 'prek' Vllaznia!

Shkruar nga Pamfleti

Skënderbeu e mbyll me fitore “play-off”-in, por Europën e

Skënderbeu ka arritur që të fitojë me rezultatin 3-2 përballë Vllaznisë, duke siguruar kështu vendin e tretë në fazën e “play-off”.

Skënderbeu i mbylli llogaritë e ndeshjes që në pjesën e parë, ku shënoi plot tre herë. Në minutën e 11'-të, Nikaj shënoi golin e parë dhe i dha avantazhin Skënderbeut. Pesë minuta më vonë, korçarët dyfishuan shifrat me anë të Lico-s.

Në minutën e 33-të, Skënderbeu i dha goditjen përfundimtare Vllaznisë duke shënuar golin e tretë me anë të Rashicës. U desh të vinte minuta e 42-të, që Vllaznia të shënonte me anë të Malas që ktheu një penallti në gol.

Me nisjen e pjesës së dytë, Balaj ka ngushtoi shifrat në 3-2. Por atëherë kur dukej se Vllaznia mudn të kthente rezultatin, Stojanovic u dënua me të kuqe duke lënë shkodranët me një lojtar më pak.

Kështu Skënderbeu fiton për prestigj në “Final Four” në ndeshjen për vendin e tretë të Kategorisë Super, por nuk mund të shkojë në Conference League, pasi ka dhe pak vite për të vuajtur dënimin e UEFA-s.

Ndërsa Vllaznia e mbyll sezonin në vend të katërt të renditje, por me shkodranët që do të shkojnë në Conference League.

Lini një Përgjigje