
Paditen e sotme në stadiumin “Air Albania” po luhet ndeshja mes Skënderbeut dhe Vllaznisë e cila do të përcaktojë vendin e tretë.
Në përfundim të pjesë së parë rezultati është 3-1 për Skënderbeun. Stadiumi ka qenë i braktisur nga tifozët e të dy skuadrave, por ka mesa duket ka pasur dhe një tifoz special. Bëhet fjalë për sulmuesin shqiptar të Chelseas, Armando Broja.

Ende nuk dihet nëse prania e tij në “Air Albania” është një sinjal se ai mund të jetë thirrur për t’u grumbulluar me Kombëtaren, për Euro 2024 dhe dy ndeshjet miqësore që kuqezinjtë do të luajnë.
Lista e kuqezinjve do të publikohet të hënën dhe ardhja më herët e Brojës në Shqipëri, ngre pikëpyetje nëse ai do të jetë pjesë e ekipit.
Lini një Përgjigje