TAGS-AT E JAVËS

Sport25 Maj 2024, 17:43

Mirlind Daku realizon golin e 10 në kampionatin rus, sulmuesi shqiptar vazhdon t’i dërgojë “kartolina” Silvinjos (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Mirlind Daku realizon golin e 10 në kampionatin rus, sulmuesi shqiptar

Mirlind Daku vazhdon të jetë në superformë. Sulmuesi shqiptar, zhbllokoi sfidën ku skuadra e tij Rubin Kazan po përballet me Soçin. Ky takim është i vlefshëm për javën e 30 të kampionatit rus.

Daku arriti të gjente rrugën e rrjetës në minutën e 22 të sfidës, duke i dhuruar avantazhin ekipit të tij, në takimin e fundit të sezonit.

Me këtë gol, sulmuesi shkon në kuotën e 10 rrjetave në kampionat, duke i çuar sinjale trajnerit Silvinjo, që të jetë një nga 26 lojtarët që do të grumbullohen në Kampionatin Europian.

mirlind daku sulmuesi shqiptar

Lini një Përgjigje