TAGS-AT E JAVËS

Sport19 Dhjetor 2025, 19:05

Juljan Shehu “çmend“ merkaton e janarit, mesfushori shqiptar kërkohet nga gjigandët e ‘tokës armike‘ dhe skuadra spanjolle

Shkruar nga Pamfleti

Juljan Shehu “çmend“ merkaton e janarit, mesfushori shqiptar

Pavarësisht se rinovoi kontratën me Vidzev Lodz deri në verën e vitit 2028, Juljan Shehu mund të largohet. Sipas “Transfermarkt”, mesfushori 27-vjeçar ka interes të fortë nga 3 ekipe.

Valencia në Spanjë, Kansas Siti në SHBA dhe Panathinaikos i Superligës greke, kanë nisur kontaktet e para me palën e futbollistit. Ende s’ka asgjë konkrete, por interesimi mbetet aty.

Kujtojmë se Shehu po kalon “formën e jetës” në Poloni. Madje, për shkak të performancave të nivelit të lartë, këtë vit ai u ftua edhe nga trajneri Silvinjo në Kombëtaren shqiptare.

juljan shehu mesfushori i kombëtares

Lini një Përgjigje